Annabelle Neilson, modelja dhe ylli i televizionit anglez, u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Londër. Nuk ka ende informacione për shkakun e vdekjes, por policia ka nxituar të deklarojë se është përjashtuar menjëherë versioni i vetëvrasjes.
Neilson ishte top modele dhe muza e Alexander McQueen, ylli i shfaqjes ‘reality’ angleze “Ladies of London”, ndërkohë njihet edhe si një ndër mikeshat më të ngushta të Kate Moss.
“Për gjithmonë, u prefsh në paqe!”. Me këto fjalë dhe një foto të të dyjave së bashku, Kate Moss ka dashur t’i japë lamtumirën shoqes së saj më të mirë në Instagram.
Modelja 49 vjeçare Annabelle asnjëherë nuk e ka fshehur të shkuarën e saj të vështirë. Në fëmijëri vuante nga Disleksia, një lloj sëmundjeje që të krijon vështirësi në të mësuarin e gjërave dhe në moshën 16 vjeçare, gjatë një udhëtimi në Australi ishte viktimë e një sulmi të dhunshëm që e detyroi t’i nënshtrohet kirurgjisë plastike.
Në moshën 22 vjeçare Annabelle Neilson bëhet muza e stilistit të famshëm McQueen dhe nis karrierën e saj në botën e modës.



















