Vit pas viti ne vëmë re që thonjtë nuk janë më si më parë. Shkaqet janë të shumta. Një ndër shkaqët kryesore në hollin e tyre është vjetërsia e thonjve të cilët nuk janë më në gjendje që të prodhojnë keratinë, e cila është lënda ushqyese kryesore për rritjen e tyre.
Një shkak mjaft i zakonshëm që e hasim në të shumtën e rasteve është ai i një diete të varfër veçanërisht të mungesës së vitaminës A dhe B6.
Shpërbërja e thonjvë vjen dhe nga disa shkaqe të tjera të cilat janë mjaft të rrezikshme. Këto shkaqe jane trajtimi i thonjve me produkte të pa kontrolluara dhe të pa përshtatshme sikur është xheli apo përbërës të tjerë që ne i përdorim që thonjtë të duken më bukur, por në fakt ne po i shkatërrojme ato.
Ka dhe disa shkaqe të tjera si stresi, lodhja nervozizmi etj që ndikojne direkt në mirëqënien e thonjve dhe ripërtëritjen e tyre në mënyrë graduale.
Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të ndajmë prioritetet, një fasadë e bukur apo një thua i shëndetshëm dhe i trajtuar mirë. Zgjedhja është e juaja!



















