Botërori 2018 u mbyll të dielën, por edhe për disa ditë nuk mungon në bisedat tona mes miqve emocioni që na dhuroi, tksa kthehemi i tregojmë p♪7r lojën që na dhuruar ekipet e zemrës. Shpejtësia, mjeshtëria dhe kontrolli janë elementët e futbollistëve më të mirë të Kupës së Botës në Rusi, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për median që i pasqyroi ata.
‘Reuters’ ka postuar në faqe fotot më të preferuara të tetë fotografëve të saj gjatë muajit të Botërorit. Në fotogaleri keni dhe shprehjen përkatëse të fotografit që ka shkrepur momentin.
Michael Dadler: Lojtarët kanë dy gjëra të mëdha për të treguar, golat dhe emocionet. Mendoj se kjo foto është një emocion i pastër
Damir Sagojl: Mund të mos jetë finalja, apo skuadra fituese apo lojtari me famë botërore, por një hedhje është një hedhje. Dhe kjo ishte majft e mirë, e vetmja hedhje e kapur gjatë Kupës së Botës, e mjaftueshme për mua për gjithë turneun.
Darren Staples: Fotoja ime gjatë Kupës së Botës ishte ajo e egjiptianit Amr Vvarda gjatë ndeshjes kundër Uruguajit në Ekaterinburg.
Christian Hartmann: Deschamps u hodh në ajër nga skuadra e tij. Ishte një nga fotot më të forta për mua, si një fotograf francez që mbuloja finale e Kupës së Botës dhe dëshmitar i ekipit të tij që sjell trofeun në shtëpi.
Dylan Martinez:Ishte një histori e madhe, një moment i madh , dhe megjithatë nuk jam për schadenfruede (gjer: gëzim) dhe as një tifoz i vërtetë sporti, kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë Kupën e Botës.
Carl Recine: Festimi i Mario Mandzukic ishte një moment fantastik. Ndoshta fotoja më e mirë festive që kam kapur në Kupën e Botës, por dhe si goli që nxorri Anglinë nga kompeticioni gjithmonë I kam parë këto foto me një trishtrim të fshehur.



















