Tonet e syve mund ti gjejmë në çdo ngjyrë të mundshme- por pse ne përdorim më shumë dhe pothuajse gjithnjë ngjyrën e zezë ose kafe? Ju ftojmë të dilni nga zona juaj e rehatisë me ndihmën e këtyre ngjyrave elektrike më në modë të këtij viti që janë edhe të preferuarat e disa prej Vipave më të njohur. Nga ngjyra e verdhë e Kivit të Winnie Harlow e deri te portokallia neon e Kylie Jenner tonet e syve sa vijnë e janë më të ‘gjalla’ dhe nxjerrin në pah sytë.
