Ai ben lajm kudo ku shkon. Eshte jahti Hamilton, i cili që prej vitit 2015 bën xhiron e lajmeve në çdo cep të botës, sa herë ai prek ujërat e ndonjë vendi. Fatin e këtij lajmi këtë herë e ka pasur Shqiperia. Kryeministri i vendit, ka publikuar një video në të cilën jahti superluksoz e futurist ka mbërritur në Sarandë.
Në pronësi të Andrey Melnichenko, kjo mrekulli është 142.81 metër i gjatë dhe kushton 450 milionë dollarë.
I quajtur “Sailing Yacht A”, me pseudonimin Hamilton ky është jahti më i madh në kategorinë e tij.
Veçantia e këtij jahti është në formën e tij të veçantë dhe fakti që mund të lëvizë edhe me vela, jo vetëm kaq, por një nga direkët e tij është më i lartë se Kulla Big – Ben në Londër!
Këtë herë kjo kryevepër ka kënaqur sytë e pushuesve në Sarandë dhe e ka bërë këtë qytet, epiqendrën e mediave ndërkombëtare!