KreuCelebrity

Arbana Osmani, ka mbi 2 muaj që ka humbur nga…?!

Ndryshe nga shumë VIP-a të tjerë që manifestojnë çdo ditë të jetës së tyre në Instagram, apo edhe ndryshe nga sa vetë ajo ka bërë më parë, kur nuk kanë munguar fotot e spektaklit por edhe të jetës së përditshme, me miq, kolegë dhe djalin e saj Jon, Arbana Osmani këtë verë është ‘zhdukur’…

Nuk e teprojmë fare me këtë shprehje, pasi prej saj këtë sezon veror nuk ka asnjë lajm… po të shohësh llogarinë e saj në Instagram, ku numëron mbi 300 mijë ndjekës, ajo ka ngelur në postimin e fundit të 3 qershorit, që i takon natës së fundit të spektaklit të saj “Dua të të bëj të lumtur”. Mandej heshtje totale!!! Përse kjo zgjidhje e Arbanës këtë herë? Në një kohë kur asnjë gjë nuk jetohet pa pak postim në Instagram? Të jetë mërzitur vallë nga gjithë ky ekspozim Arbana?! Apo preferon që llogarinë e saj ta përdorë tani e tutje vetëm për punë? Sidoqoftë, Arbana i mungon Instagramit!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF