Robert Redford ka vendosur t’i thotë ‘lamtumirë’ skenave. Aktori 81 vjeçar, ka thënë se do dalë në pension pas filmit të tij të fundit “The Old Man and The Gun”, (Plaku dhe pushka), drejtuar nga regjisori David Lowery. Konfirmimi erdhi nga një intervistë ekskluzive në revistën ‘Entertainment Weekly’.
“Kam që 21 vjeç që e bëj këtë punë. Do thoja që është mjaftueshëm”, ka deklaruar aktori fitues dy herë i çmimit Oscar. Ndërkohë ka lënë të kuptohet se do të asiprojë në një fushë tjetër të botës kinematografiek, atë të regjisorit.
“Kurrë mos thuaj kurrë, shpjegoi Redford, por kam arritun në përfundimin që kjo do të kishte qenë për mua mënyra më e mirë për të përfunduar karrierën si aktor. E pse të mos e bëj një gjë të tillë me diçka që më bën shumë optimist dhe pozitiv?”
Tek filmi “The Old Man and The Gun”, që pritet të dalë më 28 shtator, Robert Redford interpreton një personazh i cili ka ekzistuar në të vërtetë dhe quhej Forrest Tucker, një kriminel ekspert në grabitjen e bankave.



















