KreuCelebrity

Demi Lovato pas mbidozës, ka dy fjalë për të gjithë

Këngëtarja amerikane, Demi Lovato dy javë më parë u shtrua në spital për shkak të mbidozës. Sot ajo nëpërmjet rrjetit social Instagram ka falenderuar të gjithë fansat për mbështetjen e dhënë.

Këngëtarja 25 vjeçare ka falenderuar këdo për dashurinë dhe mbështetjen, duke shtuar se tanimë ajo po i kushton vëmendjen shëndetit të saj për një rikuperim sa më të shpejtë.

“Kam qenë gjithnjë transparente sa i përket varësisë ndaj drogës. Ajo çfarë kam mësuar është se sëmundja nuk është diçka që kalon me kohën. Është diçka për të cilën unë duhet të përpiqem. Falenderoj Zotin që jam ende gjallë. Mendimet tuaja pozitve më kanë ndihmuar shumë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Falenderoj edhe familjen dhe stafin në spital. Pa ndihmën e tyre nuk do isha duke shkruar tani”-është shprehur Demi Lovato në Instgram. J.K

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF