KreuCelebrity

Princi Harry: “Kamila nuk është njerka e keqe që mendoni të gjithë”

Një biografi e princit Harry, e titulluar: Harry: “A Biography of a Prince” ka tërhequr vëmendjen e masës sepse ai ka folur për njërkën e tij, Kamilën dhe për marrëdhënien që aid he Ëilliam kanë me të.

“Ajo është një grua e mrekullueshme që e ka bërë babain tonë shumë, shumë të lumtur dhe kjo është gjëja me e rëndësishme. Unë dhe William e duam shumë” – ka treguar ai për Angela Levin, autoren e biografisë së tij.


Në vazhdim, Princi Harry ka shtuar se fjalët që janë thënë për të ai mendon se janë të paqena dhe njerëzit duhet të dijnë të vërtetën siç është dhe pastaj të flasin.
“Ajo ka kaluar një periudhë shumë të keqe nga fjalët e njërëzve kur u martua me babain tim, më vjen keq për të” , – ka thënë Harry.


Harry dhe William nuk e shohin atë si njerkë për shkak se ajo gjithmonë është gjendur shumë pranë tyre.
“ Ajo nuk është shtriga e keqe që thonë të gjithë, mos t’ju vijë keq për mua dhe Wiliamin, t’iu vijë për të” – ka thënë mes të tjerash princi, i cili nuk ka frikë t’I qendrojë në krahë njerkës së tij edhe pse janë të shumtë ata që edhe sot thonë fjalë të këqija për të.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF