Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko duket se po përjetojnë një ndër momentet më të bukura të jetës së tyre. Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe sipas indeksonline shumë shpejt do të bëjnë edhe një dasmë madhështore. Një muaj më parë në ditëlindjen e saj bukuroshja e ekranit mori propozimin për martesë nga partneri Gjiko, nëpërmjet një propozimi shumë të bukur mes dhjetra dëshmitarëve ku reperi ju ul në gjunjë duke e pyetur nëse do të martohet me të.
Kuptueshëm përgjigja ishtë Po.
Elita dhe Gjiko kanë një lidhje shumë të bukur dashurie prej më shumë se dy vitesh, ndaj mesa duket kishte ardhur momenti për të bërë hapin e rëndësishëm. Shumë shpejt çifti do të përjetojë emocionet e statusit të bukur, atë të mamit dhe babit!



















