KreuCelebrity

Vëllezërit korçarë të zhgënjyer: “Do të largohemi nga Shqipëria”

Endri dhe Stefi Prifti, dy vëllezërit nga Korça që sjellin muzikë prej vitesh, duket se janë shumë të zhgënjyer nga vendi i tyre. Gjërat kanë shkuar deri aty sa që ata janë shprehur se duan të largohen nga Shqipëria. Në intervistën e dhënë për ABC News, Endri ka shtuar se po mendojnë të largohen drejtë SHBA-së ose Australisë.

“Unë nuk gënjej asnjëherë. Por, vitet e fundit e kam menduar dhe mbase shumë seriozisht. Pse? Luftova dhe punova shumë në këtë vend, u vlerësova dhe u pagova shumë, u bëra protagonist shumë herë i shumë debateve që vetëm ne i kemi kundërshtuar fortë kundër shumë klaneve të fuqishme apo vetë shtetit. Për mua është vetëm e mira e këtij populli që nuk di se kush ta gënjejë më parë, se kush ta vjedhë më parë, se kush ta shtypë me parë e vetë eksperimenti nuk di se ku do dalë në këtë vend.”, – ka thënë Endri duke treguar në çdo fjalë shqetësimin që ka për situatën në vend.

Më tej ai vijoi: “Çdo ditë, gënjeshtarët në televizione e marrosën fare këtë popull! Më duket sikur i kanë injektuar gjilpërë në tru prandaj dhe unë kam menduar për t’u larguar në një vend me të vërtetë e të sinqertë, por duke mos harruar, shkruar dhe kënduar për vendin tim. Nëse largohem në një të ardhme jo shumë të largët, mos të trembet asnjë nga fansat tanë, sepse ju premtoj që do të vijmë dy herë në vit, do t’i biem rreth e përqark gjithë vendit tonë, duke qenë pranë gjithë jetën me ju.”

Qartazi nga fjalët e tij duket që ai dhe i vëllai mendojnë të shkojnë shumë larg sepse mesa duket gjithçka në këtë vend duket si farsë dhe kjo mungesë sinqeriteti e transparence sjell vetëm dëm. Sidoqoftë fansat duhet të jenë të qetë sepse ata nuk mendojnë të largohen asnjëherë prej tyre!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF