KreuCelebrity

Përflitet prej javësh që Mozzik do të bëhet baba, familjarët shuajnë kuriozitetin!

Prej javësh përflitet shtatëzania e Loredanës, bashkëshortes së Mozzik. Asnjë nga të dy nuk ka dhënë përgjigje për aludimet e bëra edhe pse në disa foto Loredana duket me barkun e rrumbullakosur. Sidooqoftë edhe pse janë bërë shumë aludime, kuriozitetin na e shuan familjarët e tyre..

Ata kanë konfirmuar për RTV 1 që Loredana është në muajin e katër të shtatëzanisë dhe të dy janë shumë të lumtur për fëmijën që do të vijë në jetë!
Gjatë të gjithë kësaj kohe çifti ka kaluar shumë kohë bashkë dhe po e shijojnë në maksimum këtë periudhë. Nuk dihen detaje të tjera si përshëmbull gjinia e fëmijës, por e rëndësishme është që gjithçka të shkojë mirë dhe pas pak muajsh të gjithë do ta zbulojmë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF