Pa dyshim që për secilin prej nesh një e dielë nën shoqërinë e familjarëve, e aq më tepër me fëmijët do të ishte perfekte! Duket se ashtu ka qenë edhe për zonjën e bukur të politikës kjo e dielë. Majlinda Bregu ka postuar një foto në llogarinë e saj në insagram, në të cilën shfaqet e përqafuar nga djali i saj. Një përqafim në të cilin me siguri zonja Bregu do të donte të rrinte gjithë jetën.
“Dashni”; e ka quajtur deputetja gjithë momentin sublim që ajo po kalon me të birin. Diku në bregdet, brenda apo jasht Shqipërisë nuk e dimë ku po i kalon pushimet Majlinda, por ama dimë që me një foto të tillë të mbushur plot me dashuri, ajo na dha dozën e ëmbëlsisë të gjithëve, me shumë mundësi edhe atyre që ndoshta nuk kanë patur një ditë të bukur sot.
Aq më tepër kur fotot me djalin Majlinda i ka të rralla, dhe momente të tilla nënë- bir janë kaq të bukura. Ndërsa vajzën Kejdën e njohim pasi tashmë ajo është një vajzë e rritur, e cila ka llogarinë e saj në instagram!