KreuCelebrity

Selena sapo theu rekordin e Beyonce!

Instagrami dhe përdoruesit e tij sapo i dhanë Selena Gomez një ‘dhuratë’ për ditëlindjen e saj të 26-të. Nëpërmjet pëlqimeve që ylli i Disneyt mori në fotot e ditëlindjes ajo sapo mundi divën Beyonce. Deri dje ishte Bey ajo që mbante rekordin për numrin e ‘like-ve’ në një postim, në foton e një viti më parë, teksa pozoi me binjakët e sapoardhur në jetë në duar.

Fansat e Selenës vunë re se në vetëm 13 minuta idhulli i tyre arriti të marrë 1 milion pëlqime në foton në të cilën ajo ndodhej në një yaht, duke festuar ditëlindjen. Në vetëm 24 orë Gomez arriti të mbledhë më shumë se 8 milion like duke thyer kështu rekordin e Beyonce. Mund të tingëllojë çuditshëm, por në epokën e rrjetev sociale  ka edhe kështu rekordesh, ama nuk e dimë nëse do të ketë një vend për ta edhe në librin “Guinness”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF