KreuCelebrity

Jonida Maliqi rendit femrat më të bukura shqiptare, në krye të listës e famshmja…

Jonida Maliqi gjithmonë është dalluar si një person që i thotë gjërat hapur dhe pa rezerva. Jo vetëm kaq, ajo na ka treguar që brenda saj nuk ka fare xhelozi për femrat e tjera të bukura madje ajo i vlerëson ato publikisht.

E ftuar në një emision, këngëtarja u pyet edhe për femrat më të bukura shqiptare sipas saj. Ajo bëri një listë të tyre ku u shpreh se si ikonë bukurie konsideron ish-missin Valbona Selimllari. Me tej ajo renditi Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi si femra shumë të bukura ndërsa e pyetur për Marina Vjollcën, këngëtarja u shpreh se ajo është moderatoria me seksi.

Ndoshta pa e kuptuar, Jonida ka bërë një goxha kompliment për të gjitha bukuroshet, në fund të fundit nuk ka më bukur sesa kur të vlerëso një femër që cilësohet si një nga më të bukurat e momentit!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF