KreuCelebrity

Torta e ditëlindjes e Gisele Bundchen ishte jashtë të gjitha pritshmërive!

Festa e ditëlindjes së supermodeles, Gisele Bundchen nuk ka kaluar pa incidente.
Supermodelja festoi ditëlindjen e saj gjatë fundjavës dhe ndau me ndjekësit edhe një fotot të tortës së saj të ditëlindjes që mesa vumë re nuk ishte tamam ajo që modelja priste…

Kur ka ardhur momenti i tortës, modelja ka vënë re që ajo që erdhi nuk ishte torta e saj.

Kishte ndodhur një ngatërresë dhe në tortën e saj lexonte: Gëzuar ditëlindjen Alberto!
Gisele vendosi ta ndajë me fansat incidentin. Supermodelja e ka marr me shumë humor incidentin dhe e ka hedhur pas shpine me të qeshura.
Gisele mbushi 38 vjeç në 20 korrik dhe ditëlindjen e festoi në Kosta Rika me familjen e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF