Amanda Cazelet është një ish-supermodele që ka rrëfyer se Madonna e ka përndjekur duke i çuar letra dashurie dhe duke e telefonuar për dy vite rresht. Bëhet fjalë për në vitin 1990 ku modelja u bë pjesë e klipit të yllit të pop-it, në këngën “Justify My love”.
Amanda ka rrëfyer se gjatë sekuencave ku asaj i duhej të puthej me këngëtaren, Madonna përdorte vazhdimisht gjuhën, duke bërë që ajo të dyshonte se diçka nuk shkonte. Cazelet e përforcoi dyshimin e saj vetëm pasi gjatë gjithë kohës, ajo pati ngacmime dhe provokime të vazhdueshme nëpërmjet letrave apo telefonatave nga ana e Madonnës.
Ish-modelja i ka bërë publike letrat ku ndër të tjera dallohet se ajo i shkruan se po vdiste ta puthte sërish. Këngëtarja e famshme e ka bërë me kohë publike natyrën e saj bisekuale.