KreuCelebrity

Mbajeni të lirë 25 korrikun! Do të bëhet nami

Lërini pushimet, punën, provimet, e çfarëdo gjë tjetër sepse më 25 korrik në Sheshin Skenderbej do të bëhet nami. Një mbrëmje që do t’ju mbesë gjatë në memorje, aq sa do të doni të përsëritet sërish e sërish…Coca-Cola Summer Festival, për vitin e dytë radhazi, sjell performancat më të mira të artistëve më In të momentit, që do të ndezin kryeqytetin shqiptar. Samanta Karavella, West Side Family, Dhurata Dora, Offchestra, Young Zerka, Eugent Bushpepa, Ylli Limani, Arilena Ara dhe e ftuara speciale ‘flaka’ Eleni Foureira do të jenë të gjithë aty për t’ju dhuruar adrenalinën që i duhet kësaj vere. Më e rëndësishmja, gjithçka do të jetë falas, pa biletë, mund të vijë kushdo.

Unë mezi po pres, me siguri edhe ti!

Ah po, një coca-cola në dorë do ta bëjë edhe më shpërthyese dhe të freskët mbrëmjen…

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF