Ajo është një ndër emrat më të njohur të ekranit në Kosovë. Liberta Spahiu ndodhet në Zanzibar, Tanzani ku po xhiron për emisionin “Prive”, por edhe sigurisht po pushon.
Në puntatën e radhës moderatorja realizoi një lojë me kolegun dhe mikun e saj Alaudin Hamiti. “Haje ose thuaje” është loja sipas së cilës duhet t’i përgjigjesh me sinqeritet pyetjeve që bëhen.
“Sa para ke në llogarinë bankare?”; e pyti Alaudini Libertën, ndërsa ajo u përgjigj fare pa hezituar se duhet të ketë diku tek 8 apo 9 mijë euro!