KreuCelebrity

Laura Pausini kundër Beyonce, gjithçka për faj të qeverisë italiane!

Këngëtarja Beyonce ka ngjallur shumë polemika në opinionin publik italian dhe kjo ka ardhur për shkak se këngëtarja dëshiron të xhirojë në Koloseun e famshëm një prej klipeve të saj.
Kërkesa e Beyonce fillimisht nuk u aprovua nga Ministria e Kulturës e Italisë por më pas institucioni ra dakort për t’u bërë xhirimit.

Nisur nga ky vendim, opinioni publik reagojë duke krijuar dy ndarje të mëdha, pro dhe kundër këtij vendimi.
Në krahë të atyre që janë kundër është renditur edhe Laura Pausini, këngëtarja shumë e njohur italiane.
Pausini ka qenë disi e ashpër në qendrimin e saj duke u shprehur: “:“Beyonce-s i kanë mohuar xhirimet në Kolose? Shumë mirë! Nuk na duhet! Unë jam 44 vjeç dhe duhet të luaj gurët e fundit në skenë. Dhe e dua unë Koloseun e para. Më mirë ta përdorin italianët sesa të huajt”.

Nga komenti i saj nuk kuptohet nëse ajo është kundër vetëm për bindjet e saj nacionaliste apo për xhelozi profesionale, por sido që të jetë situate ajo duket shumë e vendosur në vendimin e saj.

Përsa i përket Beyonces ajo është treguar tërësisht indiferente rreth ngjarjes duke mos bërë asnjë reagim zyrtarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF