Lorik Canaj dhe bashkëshortja e tij Monika rrallë herë nxjerrin foto të të birit në llogaritë e tyre zyrtare në Instagram, por këtë herë Monika ka vendosur të bëj një përjashtim.
Në Instastoryn e saj ajo ka postuar foto të djalit të saj të vogël, i cili shihet me një nga shoqet e tij. Së bashku me foton Monika ka shtuar: “ Mami çfarë është një e fejuar? Një shtrigë e keqe që rrëmben fëmijët”.
Mesa duket, Bojkeni i vogël që tani ka filluar të pyesi në lidhje me vajzat dhe mamaja e tij është bërë paksa xheloze për vogëlushin e saj!
Tani që ai është i vogël kjo merret me të qeshur, por kur të rritet pale si do bëhet situata!