Era Istrefi vetëm pak orë më parë sapo publikoi këngën e saj më të re “Oh God”! Që tani mund të themi se më shumë mundësi bashkëpunimi mes Erës dhe yllit të muzikës xhamajkane Koshens do të kthehet me siguri në një super hit. Era nën vegimin e një sirene, det, ndërkohë që në horizont duken vetëtima ishte mënyra se si dy artistët e kishin konceptuar këtë klip.
Por, prisni pak!Edhe këngëtari Alban Ramosaj ka publikuar ditën e djeshme një fragment të shkurtër nga kënga e tij e re e titulluar, “A thu pse”, dhe njësoj si në klipin e Erës, edhe aty kishte vetëtima, det, vetëm se ne vend të sirenës këtu ishte vetë Albani. Madje këtë ngjashmëri, duket se edhe vetë artistët e kanë vënë re, të cilët e kanë marrë me shumë sportivitet.
@eraistrefi sa kilowatt jan vetetimat andej nga bregu jot? ? #AThuPse
“Sa kilovat janë vetëtimat andej nga bregu jot, @eraistrefi?”: shkruan Albani nën postimin e tij, duke tag-uar kolegen e tij me të cilën patën një ‘xing’ idesh. “hahah thash mos të paskam kopjuar, por jo, koinçidencë qenka”, i përgjigjet me humor Era.
Duke qenë se klipin e Ramosaj ende nuk e kemi të parë të plotë, mbetemi në pritje për të bërë ashtu siç duhet krahasimin.