KreuCelebrity

Beyonce publikon për herë të parë foton e binjakëve, Sir dhe Rumi!

Që prej lindjes së tyre në Qershor të vitit të kaluar Beyonce nuk ka ndarë shumë foto të binjakëve me fansat e saj. Beyonce I surprizoi fansat e saj me foton e adhurueshme të binjakëve të saj ndërsa bënte një pushim të shkurtër nga Turi I saj botëror Who run the World II me bashkëshortin e saj Jay Z, 48.

Këngëtarja 36 vjeçare e ndau foton nëpërmjet Snapchatit të mëkurën dhe zbuloi se fotoja ishte bërë gjatë turit të saj. Vajza e saj Rumi shfaqej duke qeshur ndërsa Sir teksa kishte kapur dorën e nënës së tij.

Beyonce e cila është këngëtarja më e nominuar për çmimet Grammy, I lindi binjakët e saj në Qershor të vitit  2017, por ka edhe një vajzë tjetër Blue Ivy, 6 vjeç. Ndërsa mbante fëmijët e saj në krahë ajo kishte fshehur barkun e saj, gjë nga e cila fansat përforcuan dyshimet se Beyonce është në pritje të fëmiojës së saj të katërt.

Edhe pse prindër të 3 fëmijëve tashmë, fansat e Beyonce kanë zbuluar se ata e kanë qejf numrin 4 pasi Beyonce ka lindur më 4 shtator ndërsa Jay Z më 4 Dhjetor dhe të dy ata janë martuar më 4 Prill të 2008.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF