Ndonjëherë edhe yjet ia fusin “kodra pas bregut”. Ndoshta për ndonjë lapsus të momentit ose për njohuri të dobëta në gjeografi apo histori. Më poshtë Bordo iu sjell disa prej thënieve më idiote të disa prej yjeve botërorë të muzikës, kinemasë dhe sportit.
Briney Spears: Nuk kam shkuar asnjëherë në Japoni pasi nuk më pëlqen peshku. Mesa kam dëgjuar peshku është shumë popullor në këtë vend afrikan.
Christina Aguilera: Në çfarë qyteti mbahet këtë vit Festivali i Cannes?
Cameron Diaz: E kam vënë re gravitetin që kur isha adoleshente.
David Beckham: Dua që djali im të jetë i krishterë, por nuk di cilën fe të zgjedh.
Winona Ryder: Ndjehem mirë kur jam e lumtur.
Gwyneth Paltrow: Më mirë tymos kanabis se sa të ha djath.