Moderatorja e njohur, Jona Spahiu, në qershor kurorëzoi dashurinë e saj në martesë dhe fill pas kësaj ajo u nis për muaj mjalti në Spanjë.
Gjatë kohës së pushimit atje, ajo ndau me ndjekësit foto ku ajo kujdesej që të binte në sy barku i saj.
Edhe pse në muajt e fundit të shtatëzanisë, Jona nuk e ka ndaluar stilin aktivë të jetesës dhe frekuentimin e jetës së natës.
E veshur me fustan jeshilë të lirshëm në bel, sërisht barku i saj duket dhe vihet re që është rritur nga hera e fundit që e kemi parë.Jona duket e mrekullueshme ndërkohë që pozon për aparatin dhe ato pak kile që ka marrë gjatë kësaj kohe vetëm sa i kanë shtuar bukurinë!