KreuCelebrity

Këngëtarja Poni preket nga gjesti i djaloshit të ri: “Ishte prekëse në shpirt”

Këngëtarja Poni është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar që me muzikën dhe karakterin e saj ka arritur të fitojë zemrat e shumë njerëzve.
Mesa duket, mirësia është një nga tiparet që Ponit i lë mbresa më së tepërmi dhe dëshiron që veprime që e tregojnë këtë tiparë t’i ndajë me të tjerët në mënyrë që të shpërndajë për të gjithë një mesazh të bukur e të ndjerë.
Për të përcjellë këtë mesazh Poni ka zgjedhur një çast nga jeta e saj, i cili i ka lënë mbresa dhe ajo mendoj që brënda kësaj ndodhie fshihen vlera të larta njerëzore që ne duhet t’i kemi dhe t’i përçojmë.

Bëhet fjalë për një incident që ka ndodhur me një shpërndarës picash: “Të kam kthyer një 5 mijë lekësh më shumë. Pa dashje po s’ka gjë,”- shkruan në mesazhin e dërguar për Ponin, shpërndarësi

Këto fjalë e kanë prekur këngëtaren ,e cila ka vendosur t’i kushtojë një postim të tërë këtij gjesti.

“Me gjithë të mirat dhe hallet që ka ky vend unë mendoj se jemi një popull zemër mirë e me njerëz flori! Kjo është sms nga një shpërndarës picash, djalë tek të 20-tat besoj. Puna dhe rroga e tij është modeste, por zemra e madhe. I telefonova se nuk e kisha vënë re që më kishte dhënë tepër sa lexova sms-në. Më le bakshish qëparë dhe mos të m’i ktheje nuk ka problem. Punëtorë, njerzorë, i sjellshëm, ky është brezi që duam! Për 5 mijë lek djali punon gjithë ditën dhe nuk e di a i merr në ditë, pra janë shumë për atë, nëse I humb duhet t’i zëvendësoje nga dita e punës, por me sms-në e tij nuk ka gjë, ishte therëse në shpirt,”- shkruan Poni.

I rëndësishëm nuk është vetëm gjesti i djalit, por edhe vlerësimi i këngëtares, e cila di të vlerësojë veprime të tilla dhe për më tepër t’i lartësojë ato!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF