KreuCelebrity

Manjola Nallbani e para këngëtare shqiptare që jep koncert recital në Turqi, spektatorët mahniten!

Fama e këngëtares Manjola Nallbani tashmë nuk njeh vetëm kufijtë e Shqipërisë. Pak ditë më parë ajo ka dhënë koncertin e saj në Antalya, Turqi, aty ku u mikprit për një koncertë dy orë nga fansa të saj me shqiptarë dhe të huaj, pushues në nje nga resortet e këtij qyteti turistik.
Manjola Nallbani në datë 25 korrik u zgjodh nga një agjenci turistike shqiptare, për të kënduar në Gloria Serenity Resort në Antalya duke çelur kështu sezonin turistik.


Ka qenë një koncert live që ka zgjatur plot dy orë duke i lënë të kënaqur të gjithë spektatorët që nuk kanë rreshtur së duartrokituri çdo këngë të Nallbanit.
Duhet veçuar fakti që ky është koncerti i parë i këtij lloji i mbajtur nga një artiste shqiptare në Turqi.
Përsa i përket publikut shqiptar nuk i kanë ndalur komplimentet edhe në rrjetet sociale duke rikujtuar atë natë dhe emocionet që këngëtarja përcolli. Videot e postuar prej tyre dëshmojnë hare dhe argëtim në maksimum.

Hitet e artistes, këngët e muzikës popullore nga shumë treva shqiptare, por edhe këngët e huaja kanë qenë repertori plot shije i zgjedhur prej saj për këtë superkoncert! Ndërkaq, komplimenta meriton edhe look-u i Manjolës, gjithmonë elegant dhe klas, siç dëshmojnë edhe këto foto!


Ky event përveç se e ka bërë Manjola Nallbanin krenare dhe ka shënuar një hap ndryshe në karrierën e saj na ka bërë edhe ne entuziast, pasi një këngetare e kalibrit të saj, duhet të njihet, dëgjohet dhe vlerësohet edhe nga publiku i huaj! Urojmë, që prezenca e saj në të tilla koncerte të jetë edhe më e madhe!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF