KreuCelebrity

Video/ Michelle dhe Barack Obama e ‘djegin’ në koncertin e Beyonce dhe Jay Z!

Këtë të shtunë Michelle dhe Barack Obama provuan edhe një herë se ata po jetojnë periudhën më të bukur tani që nuk janë më pjesë e Shtëpisë së Bardhë. Ish- çifti presidenacial i SHBA-ve ishin të pranishëm në koncertin e Beynce dhe Jay Z në Maryland, shumë pranë shtëpisë së tyre në Washington D.C dhe të dy dukeshin se po argëtoheshin me të vërtetë shumë.

Teksa këndonin dhe kërcenin gjatë koncertit, Michelle dhe Barack treguan edhe një herë se ata janë çifti që dinë të kërcejnë më mirë se çdo cift tjetër që ka drejtuar Shtëpinë e Bardhë. Beyonce dhe Jay Z janë artistët e preferuar të çiftit Obama dhe këtë e kanë bërë të ditur më herët, që kur ishin pjesë e politikës botërore, e tashmë që janë krejtësisht të liruar nga detyrimet politike ata kanë gjithë kohën që u duhet për t’u argëtuar.

 

Ashtu siç duken edhe në këtë video, ku të dy kanë kërcyer krejt lirshëm në koncert duke bërë që një pjesë e mirë e të pranishmëve të harronin për një moment skenën dhe të kthenin sytë nga ‘shoë’ që ish- çifti presidencial po ofronte.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF