KreuCelebrity

Data e martesës së Ledionit dhe Sarës qenka kaq afër!

Në fakt që prej ditës kur Sara Hoxha u pa se mblodhi shoqet dhe motrat dhe udhëtoi drejt Mikonos për festën e saj të beqarisë, u kuptua që data e ceremonisë së dasmës do të ishte çështje ditësh.

girls like you are what the doctor ordered?

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Që kjo ceremoni do të zhvillohej në gusht është bërë e ditur me kohë, por datën e saktë çifti i njohur kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë. Anabel shkruan se do të jetë 11 gushti, dita kur Sara dhe Ledioni do t’i thonë Po njëri-tjetrit, para gjithë të ftuarve, por mbi të gjitha para të voglit London Noor, në resortin luksoz “Villa d’Este” në Como të Italisë.

 

Më herët është thënë që kjo do të jetë një dasmë me qindra të ftuar, emra të njohur të fushave të ndryshme të biznesit, televizionit, poltikës e artit. Të ftuarit do të kenë mundësi të akomodohen në ambientet luksoze të resortit për 3 net, ku vetëm për një natë qëndrim në “Villa d’Este”, çmimi shkon deri në 500 euro. Ftesat me siguri janë ndarë, ndaj le të presim atë që me siguri do të jetë dasma e vitit, për të parë kurorëzimin e dashurisë mes Sarës dhe Ledionit.

Pas dhjetë ditësh ata do të jenë zonja dhe zoti Liço!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF