Ermali me humorin e tij dhe Ami me rolin e saj si moderatore kanë ditur të fitojnë zemrën e shumë njerëzve. Fansat gjithmonë kanë kuriozitet kur bëhet fjalë për diçka nga jeta e tyre dhe këtë herë ne sjelllim një pjesë të shtëpisë së tyre që siç dihet është super luksoze.
Çifti ka disa kohë që e ka blerë këtë shtëpi që ndodhet në një nga zonat më luksoze të Tiranës, por shumë rrallë ka publikuar foto të mjediseve brenda saj.
Këtë herë aparati i Amit ka kapur pishinën e tyre. Ata së bashku me djalin e tyre kanë zgjedhur të kalojnë kohë në pishinë dhe kanë ndarë edhe foto me fansat.Djali i tyre duket se po shijon momentet mbi komardare nderkohe qe e ëma e fotografon.
Ku ka më bukur sesa të kalosh kohë me të dashurit e tu e aq më tepër në një shtëpi të tillë