Këmbët e tonifikuara, të drejta e të shkëlqyeshme mund të jenë arma më e fortë e një femre, nëse ajo di t’i përdorë mirë. “Vogue” madje i quan këmbët simbolin e lirisë së femrave, dhe me të drejtë, po të kemi parasysh ç’kufizime u është dashur femrave të durojnë vite më parë.
Megjithatë, a mund të biem dakord që ideja më e mirë në këtë mes është “Kur i ke, tregoji”?
Nuk kanë pse “mbyllen në kafaz” kryevepra të tilla si këmbët e Cindy Crawford, le të themi, apo edhe të legjendares Tina Turner.
Ja cilat janë femrat me këmbët më seksi në histori, dekadë mbas dekade, sipas klasifikimit të “Vogue”!
Sa për ju, vajza shqiptare, nëse i keni, shpalosini! Nëse jo, regjistrohuni në palestër dhe futjuni punës!
1. Mistinguett (artiste franceze/vitet 1910)
2. Louise Brooks (aktore amerikane/vitet 1920)
3. Ginger Rogers (aktore amerikane/vitet 1930)
4. Marlene Dietrich (aktore gjermane/vitet 1940)
5. Marilyn Monroe (aktore amerikane/vitet 1950)
6. Twiggy (modele britanike/vitet 1960)
7. Tina Turner (këngëtare amerikane/vitet 1970)
8. Grace Jones (modele xhamajkane/vitet 1980)
9. Cindy Crawford (modele amerikane/vitet 1990)
10. Gisele Bündchen (modele braziliane/vitet 2000)
11. Karlie Kloss (modele amerikane/vitet 2010)