KreuCelebrity

Majlinda Bregu dhe Jonida Maliqi bëjnë xing me stil

Instagrami është dritarja ku shohim gjithë botën; ku shkojnë, çfarë bëjnë, çfarë hanë, por mbi të gjitha dhe më ‘ekzistencialja’ çfarë veshin. Instagrami është kthyer në një butik- pasarelë nga ku mësojmë çdo gjë që ka lidhje me modën. Për disa ky rrjet social është kthyer në mirëfilli biznes, ndërsa për të tjerë është thjesht një dritare për të ndarë me miqtë pjesëz nga jeta e tyre.

Njësoj dhe me ato të dyja, Jonida Maliqi dhe Majlinda Bregu. Së fundmi për këngëtaren-modele instagrami është biznesi i saj, nga ku reklamon brande të ndryshme, ndërsa për zonjën e bukur të politikës, ky rrjet ëshë thjesht një urë komunikimi mes fansave apo miqve të saj. E megjithatë pavarësisht se Profesionet e tyre nuk kanë asnjë pikë takimi, nuk mund të themi të njëjtën gjë për stilin e veshjes. Ja psh teksa lundronim në instagram ne vumë re këto dy foto të Jonidës dhe Majlindës.

I njëjti stil fustani, i njëjti impostim në foto, e po ashtu të dyja me çantë shpine, duket se janë të dyja bloggere mode. Maliqi ka zgjedhur ta bëjë pak më ekstravagande veshjen duke vënë një palë vathë të renda, dhe veshur atlete, ndërsa Bregu ka zgjedhur t’i japi veshjes tërësisht ngjyrën sportive, duke vënë një kapele në kokë. Nëse Jonida ka spikatur që në krye të herës si një prej vajzave më me stil (jo më kot tashmë njihet edhe si bloggere), për Majlinda Bregun ndoshta dikur nuk ka qenë stili të cilit ajo i mëshonte fort, ama sot nëse nuk do ta njihnim profesionin e saj me siguri do të mendonim se edhe ajo është nje ‘inffluencer’ stili! A nuk e dëshmojë këto foto?!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF