KreuCelebrity

Chrissy Teigen zbulon trupin e saj me strija pas shtatzanisë së dytë!

Chrissy Teigen ka pranuar se ndihet ‘shumë e pasigurt’ me trupin e saj dy muaj pas lindjes së djalit Miles. Modelja dhe prezantuesja, 32, ndau me fansat e saj një video ku tregonte trupin e saj me bikini ndërsa është me pushime në Bali me bashkëshortin John Legend, 39, vajzën Luna, 2, dhe djalin e porsalindur. Teksa tregonte shenjat e lindjes ajo tha: ‘Mendoj se këto shenja nuk kanë për tu zhdukur. Ky është trupi im i ri.”

“Mendoj se është fantastike që njerëzit kanë trupa perfektë dhe janë krenarë ti ekspozojnë ata, por e di sa e vështirë mund të jetë të harrosh se si duken trupat normalë kur të tjerët duken kaq mirë. Gjithashtu trupi im nuk më ngjall vetëbesim dhe më bën të ndihem shumë e pasigurt. Ndihem e lumtur që mund të bëj dikë tjetër të ndihet më mirë për veten.

Chrissy solli në jetë fëmijën e saj të parë me muzikantin John Lengend në prill të 2016 falë trajtimeve IVF dhe bënë të njëjtën gjë me djalin e tyre Miles i cili u lind në Maj të 2018.

Çifti filluan të dilnin bashkë në 2007 dhe u martuan në 2013 dhe gjithnjë kanë qenë të hapur mbi vështirësitë që kanë hasur për të krijuar një familje.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF