KreuCelebrity

Nuset kontroverse, që i thanë ‘jo’ fustanit të bardhë!

Ceremonia dasmore mbetet ende ëndërr për shumë vajza, e kjo dëshirë zakonisht nis që nga mosha e fëmijërisë. Një vello e sajuar me shami të bardha duarsh, një tufë lule artificiale, takat e mamit dhe ja, gati për paradën e nusërisë. Është kjo një ndër lojërat e preferuara të vogëlusheve, deri sa rriten e ju mundësohet realizimi i një eventi të tillë. Kërkojmë që gjithçka të jetë përrallore, ndërkohë që merremi edhe me më të voglin detaj.

Ai që merr më shumë vëmendje nga të gjitha është fustani i bardhë. Kërkojmë më shumë se një për ditën e madhe, ndërsa orvatja nga një butik, në tjetrin kthehet në një lodhje të pambarimtë. Kemi një ide të caktuar në kokë, e shumicën e herëve kemi parë vajza me modele të fryra e buste pak a shumë të zbuluara. Por, ja që ka dhe nga ato nuse kontroverse, të cilave nuk iu duhet fustani i gjatë i bardhë për në dasmën e tyre. Marilyn Monroe zgjodhi një të thjeshtë të zi të derdhur pas trupit, me mansheta të çelura tek mëngët. Elisabeth Taylor veshi një jeshil në një prej dasmave të saj. Solange Knowles preferoi kostum një pjesësh bezhë, e shumë yje të tjerë, të cilat zgjodhën diçka ndryshe për ditën e madhe, do t’i gjeni në galerinë tonë.

Marilyn Monroe

Dita Von Teese

Elizabeth Taylor

Sarah Jessica Parker

Keira Knightly

Julianne Moore

Gwen Stefani

Solange Knowles

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF