KreuCelebrity

Eleni Foureira ka të njëjtin ‘hall’ si të gjitha ne me gjyshen e saj!

Ajo është kthyer në një prej këngëtareve më të njohura në Greqi por jo vetëm. Eleni Foureira ishte e ftuar këtë javë në koncertin madhështor që organizoi Coca-cola summer fest, ku elektrizoi sheshin e Tiranës. Më pas ajo dha një intervistë për gazetaren Jonida Shehu, ku foli për veten, jetën e karrierën.

Ndër të tjera ajo tregoi edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka me gjyshërit që jetojnë në Vlorë, madje edhe i kushtoi një përshëndetje speciale, duke i puthur nga kamera.  Me sinqeritet dhe  humor ajo rrëfeu se sa herë që flet në telefon me nënën ajo e këshillon Elenin që të gjejë një burrë dhe të martohet. Pavarësisht se përgjigja e këngëtares së njohur për gjyshen e saj është gjithmoë një ‘mirë nënë’, mesa duket ajo nuk e ka ndërmend një hap të tillë për momentin pasi Foureira tha se do të fokusohet vetëm tek karriera.

Megjithatë me gjyshen edhe Eleni paska të njëjtin ‘hall’ si të gjitha ne. Sa herë i kemi dëgjuar edhe ne shprehjen e famshme “gjej një burrë” nga nënat tona!

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF