KreuCelebrity

Bëhet nënë në moshën 48 vjeçare, Naomi Campbell surprizon!

Ka mjaftuar një foto e të dashurit të Naomi Campebll, reperit britanik Skepta, që njerëzit të ngeleshin me gojë hapur! Reperi në llogarinë e tij ka publikuar një ekografi tredimesionale që tregon fytyrën e një bebeje, por nuk ka shtuar asgjë tjetër.

Skepta më herët gjatë vitit ka pranuar publikisht që është fejuar me modelen Naomi Cambell dhe kjo është arsyeja pse të gjithë mendojnë që ajo është shtatëzënë.

Ndërkohë modelja nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë çështje, por në foton e saj të disa ditëve më parë ajo duket në formë të shkëlqyer trupore dhe nuk dallohet asgjëkundi shenjë shtatëzanie! Sigurisht që të shumta kanë qenë urimet për çiftin, por nuk kanë munguar as pyetjet se kush është e ëma e fëmijës.

Të gjithë dyshojnë që mamaja është Naomi, por a është e mundur që Pantera e zezë të bëhet nënë në moshën 48 – vjeçare?

Ja të shohim çdo ndodhë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF