Kryeministri gjithmonë është përpjekur që ta mbaj Zahon larg syve të publikut. Të rralla kanë qenë postimet me vogëlushin ne mediat sociale dhe akoma më të rralla daljet e Zahos në televizion. Këtë herë kryeministri ka vendosur të na shuaj një kuriozitetë e të ndaj me ne një nga argëtimet e Zahos në kohën e lirë. Si të gjithë bashkëmoshatarët e tij duket që i vogli ka dëshirë të vizatojë dhe me anë të një videoje Rama i ka ndarë me të gjithë ne “kryeveprat” e vogëlushit.
Ndoshta me kalimin e kohës Zaho ndjek gjurmët e të atit, por për momentin vizatimet e bëra nga dora e tij janë shpalosja e imagjinatës së një fëmije që gjithmonë mbetet e bukur!