KreuCelebrity

Rovena Dilo sulmon gazetaren e RTSH-së: I ulërisja injorantes…

Këngëtarja Rovena Dilo ka bërë një postim në Facebook lidhur me një incident që ajo thotë se i ndodh shpesh kur shikon televizor. Problemi isaj i madh duket se janë gazetaret, në këtë rast një gazetare e RTSH-së , e cila sipas Rovenës është nga të shumtat që nuk dinë të shqiptojnë mirë disa fjalë, në këtë rast bëhet fjalë për “film”.

Këngëtarja thotë që në fillim e merrte me të qeshur këtë gjë, por tani është bërë e pa tolerueshme, madje madje e irriton në të tilla niveli saqë i lutet Zotit ta shpëtojë nga kjo lloj injorance siç e cilëson ajo.

“Nuk e di si reagon dikush kur dëgjon gazetarë në ekranet televizive, psh në TVSH, të thotë filëm dhe s’di të thotë film sepse unë s’di më ç’të bëj! Në fillim qeshja, pastaj shaja, më vonë i ulërisja injorantes, tani i lutem Zotit të na shpëtojë”, – shkruan këngëtarja që nuk i kursen fjalët ofenduese.

Rovena nuk e ka bërë publik emrin e gazetares, por mesa duket e paska të akumuluar inatin dhe nuk i dilte e keqja pa e bërë publike këtë situatë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF