Vepra e Salvador Dali është padyshim një thesar që ruhet me fanatizëm dhe që do të tërheq gjithmonë vëmendje. Kur flitet për artistë të niveleve të tilla nuk mund të mos pyesësh veten se çfarë i frymëzon, nga buron gjenialiteti i tyre, por Salvador Dali e ka bërë të ditur që Amanda Lear ka qenë muza e tij.
Në një intervistë për të përjavshmen “Chi” ajo ka folur për gjithçka rreth jetës së saj ndërsa kur u pyet për Dali ka thënë: “Salvador Dalí, në mënyrën e tij, më ka dashur shumë….ishte i martuar dhe impotent”.
Ndërsa përsa i përket burrave në jetën e saj ajo ka thënë që i vetmi burrë që e ka bërë të ndjehet e rëndësishme ka qenë bashkëshorti, Alain-Philippe Malagnac d’Argens de Villèle, i cili vdiq në një zjarr në vitin 2000,
Ajo nuk ka një fëmijë dhe thotë që kurrë nuk ka qenë gati për të qenë nënë.
E pyetur se ç’mendon për seksin Amanda është shprehur: “Më pëlqen që ç’ke me të, por nuk e praktikoj më si një herë e një kohë. Sot më interesojnë gjëra të tjera dhe kam kuptuar se burrat nuk kërkojnë vetëm atë. Nëse do ta kisha kuptuar më parë, do argëtohesha më shumë.” Besnikëria?: “Kam tradhëtuar shumë, kurrë nuk kam qenë një grua besnike. Në fund të fundit, jam shenja e Akrepit….”
Një grua jashtë të zakonshmes, e pa pranuar nga shumë, por ajo mbetet muza e Dali.