Iggy Azalea përveç të tjerash njihet edhe për trupin e saj perfekt dhe dihet tashmë që ajo nuk ka frikë ta tregojë ata sa herë i jepet mundësia. Këtë herë Iggy ka tërhequr vëmendjen me mënyrën si ka zgjedhur që të promovojë dhe të festojë për hedhjen në treg të albumit të saj të ri, Survive The Summer.
Ndryshe nga herët e tjera, Azalea ka vendosur të bëjë bujë dhe mënyra që ka zgjedhur të tërheqë vëmendjen ka qenë duke u zhveshur! Totalisht nudo, duke mbuluar gjoksin me dorë dhe pjesët intime me një çantë Prada, Iggy ka ditur si të tërheqë vëmendjen në mënyrë të padiskutuar.
Iggy është përkrahur nga fansat në këtë zgjedhje të sajën duke u cilësuar si përëndeshë bukurie, mbretëreshë dhe shumë epitete të tjera që ngrinin në piedestal bukurinë e saj!
Nuk dihet sa do funksionojë kjo mënyrë promovimi që Iggy ka zgjedhur, por deri tani ka marr plotë komplimenta!