Dyshohet prej kohësh që moderatorja Ilda Bejleri është në një lidhje dashurie me deputetin e PD-së, Klevis Balliu. Pasi u panë bashkë një natë duke ecur në krahë të njëri- tjetrit pas një darke, dyshimet u rritën akoma më tepër.
Situata, të cilat nuk mund të mos shkaktojnë dyshime, por asnjë nga të dy nuk e ka pranuar që janë në një lidhje së bashku.
Është dashur një intervistë e Ildës për të sqaruar këtë situatë, E ftuar në “Pushime on Top”, moderatorja e pyetur rreth çështjeve të dashurisë u shpreh: “ E komplikuar do thoja, Jam shumë mirë me veten. Kaq më mjafton. E komplikuar, sepse, sigurisht, kur një person është i arrirë, në sensin që e di çfarë kërkon, është e vështirë ta gjesh ashtu siç e kërkon dhe ashtu siç ti e dëshiron”, – ka përfunduar moderatorja.
Një fjali e tillë mund të interpretohet sikur gjithçka që mund të ketë ekzistuar mes tyre nuk është më, ose Ilda ka vendosur të flasë në përgjithësi e të mos na jap shumë detaje rreth jetës së saj. Hija e dyshimit sërish mbetet!