KreuCelebrity

Jennifer Aniston flet rreth arsyes përse s’ka fëmijë

Emri i aktores së famshme Jennifer Aniston shpeshherë është lakuar në media, sidomos për lidhjet e saj dhe për faktin që ajo nuk ka dashur të bëjë fëmijë. Këtyre zërave që duket se nuk dinë të pushojnë, Jennifer ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje njëherë e mirë.

Në intervistën e saj të fundit për InStyle ajo ka thënë: “ Ju mendoni se dini gjithçka, por nuk e dini se kë prekni me atë që thoni. Ju nuk dini çfarë ndodh në prapaskenë, ju nuk e dini asgjë për arsyet e mia dhe as për trajtimet e mia mjekësore”.

Irritimi i këngëtares kundrejtë atyre që hedhin baltë mbi emrin e saj dhe e cilësojnë atë si një njeri egoist që nuk do fëmijë, është mëse i justifikuar. Nuk dihet se çfarë i referohet Jennifer kur përmend trajtimet mjekësore, por kjo të lë të mendosh që ndoshta është diçka fizike që nuk e lejon atë të ketë fëmijë!
Cilado qoftë arsyeja përse Aniston nuk është bërë nënë, me reagimin e saj mendohet t’i ketë mbyllur gojët e liga!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF