KreuCelebrity

Mamaja e Rita Orës i jep famë ndërkombëtare pjatës sonë tradicionale!

Rita Ora dhe familja e saj jetojnë në Angli prej shumë vitesh, por mesa duket i kanë ende të forta lidhjet me origjinën. Këtë herë është mamaja e Ritës, Vera Ora që ka tërhequr vëmendje me një foto në Instagram teksa është duke gatuar fli!


Ajo ka shpjeguar për të gjithë ndjekësit e saj se çfarë është ky gatim, origjina e tij dhe si gatuhet. Në foton duket Vera shumë e entuziasmuar ndërkohë që gatuan flinë e saj dhe ka një buzëqeshje të stërmadhe në fytyrë për fotografin.
Vera Ora ka shumë ndjekës në Instagram dhe ndoshta e bën flinë tonë të famshme në nivel ndërkombëtar, ku i dihet!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF