Emri i Kendall Jenner asnjëherë nuk është lakuar në media për probleme të saj me ligjin, por për të gjithë ka një herë të parë. Jo për faj të saj, por Kendall ka marrë një telefonatë nga policia që i ka kërkuar sqarime në lidhje me një situatë të pakëndëshme që ka ndodhur gjatë kohës që ajo dhe i dashuri i saj, Ben Simmons kanë qenë duke konsumuar akullore.
Së bashku me çiftin ka qenë edhe qeni i saj, Doberman Pinscher, ku ky i fundit ka kafshuar një vajzë të vogël që ndodhej në shoqërinë e të ëmës. Nënë e bijë ishin ulur pranë tavolinës së Jenner, ndërkohë që qeni i saj ka kafshuar vogëlushen , por fatmirësisht nuk e ka dëmtuar atë. Stafi i lokalit i ka ardhur menjëherë në ndihmë vajzës së vogël, por fatmirësisht ndërhyrja mjekësore nuk ka qenë e nevojshme.
Pas incidentit, Kendall dhe Ben nuk kanë qendruar për të sqaruar situatën, por janë larguar menjëherë nga lokali.
Për të sqaruar situatën, mamaja e vajzës i ka telefonuar policisë dhe këta të fundit kanë telefonuar Jenner për të sqaruar të gjithë situatën. Nuk ka asnjë version nga Kendall në lidhje me incidentin dhe nuk dihet cila ka qenë arsyeja që qeni i saj është bërë agresiv kundrejtë të voglës dhe çfarë masash do të merren për Kendall dhe qenin e saj.



















