Eni Çobani ditët e saj të pushimeve ka zgjedhur t’i ndajë edhe me ndjëkësit e saj në Instagram dhe shpeshherë ka postuar dhe ky duket se ka qenë fillimi i “problemit” për të!
Nuk kanë munguar komentet që vënë në pah peshën e Çobanit dhe këto janë komentet që atë e kanë irrituar aq shumë sa që ka vendosur t’iu kushtojë një status.
“Sa më vjen për të qeshur me ca që merren akoma sesa peshoj. Unë dua t’ju bëj një pyetje: Mendjen a e keni peshuar ndonjë herë sa ju rëndon? Atë shëndosheni sa më shumë se duke tharë trupin po i thani të gjitha. Merruni me veten para se të merreni me të tjerët.
PS: Për të gjithë të interesuarit ndjehem shumë mirë me këtë që Zoti më ka falur, shëndetin” , – ka përfunduar Eni duke iu mbyllur njëherë e mirë gojën dashakeqëve.



















