Pop yll Pink është detyruar të anulojë koncertet e saj në Australi për shkak të një virusi gastrik. Këngëtarja fillimisht shtyu një datë javën e kaluar, por u përkeqësua gjatë një performance mbëmjen e së shtunës.
Ajo është shtruar në spital dy herë në Sydeny. Koncerti i së hënës u pezullua teksa tifozët filluan të mbërrinin në vendin e ngjarjes, ndërsa performanca e së martës u shty.
“Pink do të vazhdojë të qëndrojë në spital, duke vazhduar trajtimin për t’u rimëkëmbur”, – shkruajti në Twitter Live Nation.
Koncerti i ardhshëm i ylli të muzikës, Alecia Moore është planifikuar të enjten dhe biletat janë ende në shitje nëpërmjet faqes së internetit të Live Nation.
Në fakt bëhet e ditur se këngëtarja ka pasur probleme shëndetësore para dhe gjatë turneut të saj në Australi, që filloi muajin e kaluar, të shpresojmë se pas kësaj mos të ketë më anulime të tjera të koncerteve te saj.



















