KreuCelebrity

Bebe Rexha fjalë të ndjera për të atin: “Dua të të fal jetën që gjithmonë ke ëndërruar”

Këngëtarja Bebe Rexha prej kohësh përbën lajm me arritjet e saj, por këtë herë vëmendjen tonë e tërhoqi një foto e saj me të atin dhe fjalët e ndjera që ajo i ka dedikuar atij.
Mesa duket këngëtarja dhe babai i saj kanë një marrëdhënie shumë të veçantë mes tyre dhe kjo duket qartazi në fjalët që ajo thotë për të.


Bashkëgjitur fotos që ka ndarë në profilin e saj në Instagram ajo shkruan: “Të dua, babi! Jam shumë e lumtur që të bëj krenare. Dua të të jap jetën që gjithmonë ke ëndërruar dhe t’i bëj ato turnet që ke punuar natë e ditë t’ia vlejnë. Të premtoj”.


Fjalë të tilla me siguri që e bëjnë babain e Bebes krenarë për vajzën e tij që nukështë vetëm një këngëtare në majat e karrierës, por mbi të gjitha është një qënie njerëzore me vlera!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF