KreuCelebrity

Ish-i dashuri harron Era Istrefin, ja me kë e zëvendëson!

Menaxheri i njohur kosovar, Faton Shoshi u përfol gjatë për romancën e tij me Era Istrefin, por duket se çdo gjë mes tyre ka përfunduar. Vetë ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetin e tij social foto teksa e shohim në krahët e një tjetër vajze. Duket se Fatoni ka nisur një lidhje dashurie me modelen kosovare, Gresa Hoti, marrëdhënie që e ka ilusturar me foton plot dashuri. Bukuroshja që shfaqet në foto, Gresa është  në fushën e modelingut, aktivitetin e saj po e zhvillon në Milano dhe njihet për bukurinë e saj natyrale.

Të dy janë të përqafuar dhe fotografia është shoqëruar me zemër. Nuk kanë munguar komplimentet për çiftin më të ri në shoëbizin shqiptar, por edhe për lidhjen e tij të mëparshme, me Erën. Një nga fansat nuk ka nguruar të japë opinionin e tij publikisht duke bërë madje edhe një analizë mbi dashurinë e vajzave rreth Fatonit. Epoo secili ka të drejtën e fjalës, Faton dhe e dashura e tij, lirinë e ndjenjës… 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF