KreuCelebrity

Rita Ora nënshkruan me agjensinë e modelingut të Kate Moss!

Rita Ora ka zbuluar se tashmë ajo përfaqësohet nga Kate Moss Agency për çdo sipërrmarrje modeling që do të ketë më vonë në karrierrën e saj me një foto të postuar në instagramin e saj këtë të mërkurë duke pozuar krah Kate Moss, 44 dhe duke njoftuar se i ka dhënë përgjegjësinë e plotë për të gjitha punët e saj të modelimit agjensisë së modelingut të supermodeles.

Veshur me një fustan me vija bukuroshja bjonde kishte mbështetur kokën te Kate ndërsa buzëqeshte. Këngëtarja e Hot Right Noë shkroi: skuardra e ëndrrave- jam e emocionuar të njoftoj se tashmë jam pjesë e agjensisë @katemossagency.

Këngëtarja e hitit Anywhere do ti bashkohet me Kate Moss listës së talenteve të agjensisë ashtu si edhe Gwendoline Christie aktorja e mirënjohur e Game of thrones.

Ndërkohë Rita dukej e mrekullueshme me veshjen skenike gjatë performancës së saj në Monte-Carlo Bay Hotel & Resort në Monaco të martën mbrëma. Me një fustan maxi të zit ë tejdukshëm që i tregonte të brendshmet Rita tregoi trupin e saj të tonifikuar. Ritës iu bashkua në skenë një bandë muzikore, këngëtaret dytësore dhe disa kërcimtare. Mesa duket ajo kishte marrë edhe disa mësime modeling pasi pozat e saj në skenë ishin të zjarrta.

Më herët këtë vit Rita foli për Grazia rreth miqësisë së saj më Kate Moss ku tha: “Garderoba më e mrekullueshme ku kam qenë ndonjëherë ëshët ajo e mikes sime të dashur Kate Moss. Ajo do të më urrejë , kështu që nuk do të hyj në detaje por do t’ju them këtë që pikërisht në një dhomë të vetme gjendet e gjithë historia e modës. Ishte gjëja më e mrekullueshme që kam parë ndonjëherë në jetë- ndërsa ajo është njeriu më I mrekullueshëm në botë.”

Burimi/Dailymail

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF