KreuKuzhine

Pse duhet të blini makaronat më të shtrenjta në supermarket?

Makaronat jo vetëm që janë të shijshme por edhe të lira për ti gatuar në shtëpi, me shumë paketime dhe lloje të ndryshme që mund të gjesh në supermarket, por një shef kuzhine Italian na këshillon që kur të blejmë ushqime duhet të blejmë ato më të shtrenjtat- pasi kështu ushqimi që do të gatuani do të jetë shumë më i shijshëm.

Louis Tomzcak shef I restorantit Italian Beebe në New York tha makaronat që janë më të shtrenjta janë prodhuar me përbërës më të mirë dhe janë përdorur metoda më të shtrenjta prodhimi duke i bërë këto pasta më të forta. Makaronat që janë më të forta e thithin më mirë salcën që u hidhet duke i bërë ato shumë më të shijshme. Makaronat e tjera që kanë një çmim më të ulët prodhohen nëpërmjet materialeve të lira si alumini, gjë që bën që sipërfaqja e tyre të jetë shumë e lëmuar dhe për këtë arsye këto makarrona nuk lidhen mirë me salcat.

Burimi/Dailymail

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF